1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Open Balkan’ dështon që në start, marrëveshja për ndihmë në raste fatkeqësish natyrore nuk u realizua

Rekomandime

Situata e zjarreve në Shqipëri tregoi se marrëveshja e nënshkruar në Shkup para disa javësh në kuadër të nismës “Open Balkan” nuk ka funksionuar. Rama, Vuçic dhe Zaev firmosën një marrëveshje për ndihmë reciproke në rastet e fatkeqësive natyrore, por kjo ndihmë Shqipërisë i erdhi vetëm nga Kosova.

Që në provën e parë, kur lindi nevoja për zbatimin e një prej marrëveshjeve të firmosura, “Open Balkan” nuk rezultoi efektiv.

- Advertisement -

Në samitin e zhvilluar në Shkup, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev firmosën 2 memorandume dhe një marrëveshje bashkëpunimi.

Përveç dy memorandumeve për të lehtësuar qarkullimin dhe punësimin në mes tre vendeve, marrëveshja e vetme që firmosën tre liderët e shteteve kishte të bënte me mbrojtjen dhe shpëtimin në rastet katastrofat natyrore në Ballkanin Perëndimor.

E fill pas nënshkrimit, pa u plotësuar 1 muaj, në Shqipëri lindi nevoja që kjo marrëveshje të zbatohej konkretisht.

- Advertisement -

Në përballje me zjarret në gjithë vendin, ekipet zjarrfikëse të Shqipërisë patën nevojë për ndihmë nga fqinjët. Por kjo ndihmë nuk erdhi as nga Serbia dhe as nga Maqedonia e Veriut, por nga Kosova.

Ashtu si Maqedonia e Veriut, edhe Kosova ka pasur disa problematika të vogla me zjarret, por që kanë mundur t’i vënë nën kontroll. Ndërsa në Serbi, mediat nuk kanë raportuar rreziqe serioze nga zjarret.

- Advertisement -

Edhe pse e ka kundërshtuar nismën “Open Balkan” dhe krerët e Prishtinës nuk kanë firmosur ndonjë marrëveshje, mbrëmjen e 9 gushtit, Kosova nisi drejt Shqipërisë 43 zjarrfikës dhe 9 mjete për të shuar flakët në malin mbi tunelin e Kalimashit. Këto ekipe zjarrfikëse nga Kosova iu bashkuan ndihmës që më herët erdhi nga Bashkimi Europian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit