1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

“Open Balkan”, Nesër takimi mes liderëve, në rrugët e Beogradit valëviten flamuj shqiptar

Rekomandime

Rrugët e Beogradit duket se janë mbushur me flamuj shqiptarë. Në pamjet që Top Channel siguron duket se si në shtylla janë varur flamuj shqiptarë në kuadër të “Open Balkan” që do të mbledhë ditën e nesërme 3 nga 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Beograd.

- Advertisement -

Përveç flamujve shqiptarë, duken se valëviten dhe flamuj të Maqedonisë së Veriut e të Serbisë. Ky samit ndryshe nga ata të shkuarit, nuk do ta gjejë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në krah të homologut shqiptar Edi Rama dhe presidentit Serb Alexandar Vuçiç.

Vendin e Zoran Zaev të dorëhequr disa ditë më parë do ta zërë zv.kryeministri Nikolla Dimitrov .

Sikurse edhe në takimet e shkuara të këtij formati, Vuçiç, Rama dhe Dimitror në ditën e parë të samit do të zhvillojnë një ecje në qendër të Beogradit. Dita e dytë e takimit do të nisë me një takim me përfaqësuesit e biznesit e më pas me ata të Këshillit Atlantik për t’ja lënë vënë vendit takimit trepalësh.

- Advertisement -

Për atë çfarë do të dakordësohet në këtë takim Vuçiç, Rama dhe Dimitror do t’i deklarojnë në një konferencë të përbashkët për mediet. Edhe ky takim i radhës e gjen iniciativën e Ballkanit të Hapur pa Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.

Ndërkohë disa ditë më parë nga Washingtoni erdhën qëndrime të qarta dhe mbështetëse për këtë iniciativë.

- Advertisement -

Gabriel Escobar zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha se “Udhëheqësit e të tre vendeve që kanë shqyrtuar nismën e Ballkanit të Hapur na kanë siguruar se ajo është e hapur për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe ne u besojmë atyre. Në fakt, ajo nuk mund të ketë sukses pa tre vendet e tjera. Nisma e Ballkanit të Hapur pasqyron gjithashtu edhe diçka nga Procesi i Berlinit, quajtur treg rajonal i përbashkët, ndaj ne mendojmë se janë plotësuese, ne mendojmë se çdo gjë që i sjell vendet më afër do të krijojë besim ndërmjet njerëzve, ndërsa do të krijojë edhe mundësi për lëvizje politike për disa nga çështjet”, deklaroi Escobar disa ditë më parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit