10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Revoltohet Melihate Tërmkolli: Ҫka keni ju shqiptarët që ankoheni në Serbinë e Vuçiqin?!

Rekomandime

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas vizitës së Ramës në Beograd. Ajo tha se tani ka ardhur koha që ta ruajmë veten nga vetja jonë.

Madje, Tërmkolli ua bën një pyetje shqiptarëve se “Çka keni që ankoheni në Serbinë e Vuçiqin?”.

- Advertisement -

“Ҫka keni ju shqiptarët që ankoheni në Serbinë e Vuçiqin?! Historikisht, Serbia i ka mundë shqiptarët vetëm përmes shqiptarëve. Na ka ruajtë e shpëtuar i Madhi Zot dhe Amerika”, shkroi Tërmkolli në Facebook.

Postimi i plotë:

Kur duhet ta ruajmë veten nga vetja jonë!

- Advertisement -

Enveri me Milladinin në Tiranë, marrëveshje kundër Kosovës!

Nano me Millosheviqin, në Kretë, marrëveshje kundër Kosovës!

- Advertisement -

Rama me Vuçiqin në Nish e Beograd, marrëveshje kundër Kosovës!

Ҫka keni ju shqiptarët që ankoheni në Serbinë e Vuçiqin?!

Historikisht, Serbia i ka mundë shqiptarët vetëm përmes shqiptarëve.

Na ka ruajtë e shpëtuar i Madhi Zot dhe Amerika.

Amerika në raste të caktuara na ka ruajtë edhe nga vetja jonë.

Më nuk mundet. Askush më nuk mund të na ruajë nga vetja jonë.

Tani duhet ta ruajmë veten nga vetja jonë që të na ruajë Zoti e Amerika.

Dhe një hap më tej. Duke punuar për shtetin e kombin tonë, t’i ndihmojmë Amerikës që të na ndihmojë. Edhe Evropës!

#MT

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit