4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Open Balkan” nis në Janar, marrëveshja firmoset në Tiranë

Rekomandime

Takimi i radhës i “Open Balkan” në Beograd sipas kryeministrit shqiptar, presidentit serb dhe zëvendës kryeministrit maqedonas, prodhoi shumë pak politik dhe u fokusua tek procedurat konkrete që duhet të ndryshojnë që mallrat dhe shërbimet në doganat e këtyre tre shteteve të mos mbeten peng e burokracive.

“Ndryshe nga takimet e tij fokusi ka qenë tek njerëzit punonjësit, bizneset etj., që janë dhe përfituesit real të Ballkanit të Hapur që secili në mënyrën e vetë vuajnë pritjen, barrën e rënde të burokracive”.

- Advertisement -

E me problemet reale që ndeshen bizneset e të tre vendeve Rama, Vuçiç dhe Dimitrov i kanë dëgjuar nga goja e vetë përfaqësuesve të biznesit që janë takuar paralelisht me ta në Beograd.

“Të gjithë e mbështesin fortë këtë nismë”.

Takimin e radhës se Ballkanit të Hapur e ka asisituar dhe Këshillit Atlantik që ka marrë përsipër të jap ndihmën e tij për të përshpejtuar hapat konkret.

- Advertisement -

Rezultatet konkrete në fakt priten të bëhen publike në samtit që do tëmbahet në Tiranë në fund të Dhjetorit, ndërsa zbatimi i tyre sigurojnë se do të nis nga Janari i vitit të ardhshëm.

“Duam të bëjmë dallimin që njerëzit tanë për 1 vit e gjysmë të lëvizin pa asnjë lloj kufiri”.

- Advertisement -

Pasi përsërisin të tre se nisma është e hapur për të gjithë vendet, Rama është madje i sigurt se sipërmarrësit e 3 vendeve që ende po ngurojnë Kosovës, Bosnjës e Malit të Zi do të përqafojnë përpara qeverive të tyre këtë iniciativë.

“Do të shikoni kur të kenë rezultate e para që bizneset e këtyre vendeve do vijnë dhe të kërkojnë të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur”.

Edhe pse mendon se Kosova po gabon duke mos ju bashkuar Open Balkan kryeministri, garanton se në marrëdhëniet mes dy shteteve nuk ndikon ky qëndrim.

Rama, Vuçiç dhe Dimitrov përsëriten se kjo nuk është një iniciative që i izolon ata në rajon dhe i mban larg nga BE, por e kundërta sipas tyre është e vërtetë. Duke bashkëpunuar mes njeri-tjetrit dhe Unioni është më i sigurt se nuk po importon konflikte duke i integruar në gjirin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit