1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Open Balkan”, Rama: Në fundvit firmosim në Tiranë marrëveshje me Serbinë e Malin e Zi

Rekomandime

Deputeti Tritan Shehu ka thirru në interpelancë kryeministrin Edi Rama lidhur me “Ballkanin e Hapur”. Sipas Shehut kjo nismë është në interes të Serbisë, e rrezikshme dhe e panevojshme. Më tej Sheu ka theksuar sipas tij se kjo nismë është kundër interesit kombëtar dhe rajonal.

‘Kemi të bëjmë me mbivendosje të dy projekteve të Serbisë së Madhe dhe Jugosllavisë së re dhe ju si kryeministër u bëtë mbështetës i saj, duke mënjanuar interesat e Kosovës. Sot lexohet qartë tek ajo që po ndodh në Bosnje, apo në Malin e Zi apo në çështjen e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës. Ju jeni përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe të dështuar. Ai projekt është antieuropë, që do të jetë nën kontrollin serb dhe kundër Kosovës. Unë gjykoj se një cilësim të mirë e ka dhënë ministri i jashtëm i Malit të Zi që thotë se është një nismë e panevojshme. Nisma është e panevojshme dhe shkakton dëme të mëdha. Kjo nismë do të dështojë, ashtu dhe siç është parë. Kjo bie ndesh me interesat tona, Kosovën si dhe me interesat e drejt integrimit në BE.’- tha Shehu.

- Advertisement -

“Kemi detyrën për të bërë më shumë. Ballkani i Hapur nuk është zëvendësim apo transformimi i Procesit të Berlinit, por një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të shpejtuar procesin e integrimit ku adresohet në mënyrë praktike domosdoshmëria që piketat në letër të transformohen në kilometra të bëra bashkërisht drejt realizimit të këtij procesi. Adresohen nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve e prodhuesve apo tregtuese të vendit. Konkretisht a e dini ju zoti Shehu dhe kushdo që merr pjesë në debat se sa janë kompanitë eksportuese shqiptarë në Maqedoni dhe Serbi. Ka 371 në Maqedoni dhe 165 në Serbi. Thelbi është Serbia, po ju jap një të dhënë. Nga 165 eksportues shqiptarë në Serbi. 57 janë fruta dhe perime që aktualisht janë në aktivitet dhe pavarësisht se çfarë diskutojmë ne. Dua t’ju informojë se Shqipëria është e para që ka nisur marrëveshjet për të jetësuar procesion e Berlinit. Kemi në këtë kuadër dy marrëveshje të nënshkruara m ë parë me Kosovën dhe Malin e Zi për “one stop shop”. Në kufijtë tanë. Por edhe me Maqedoninë jemi gati në marrëveshje në kuadër të samitet rajonal në Tiranë. Fakti është se ne jetojmë në këtë gjeografi. Në këtë hapësirë jemi në kushte ku duhet të bëjmë çmos të stimulojmë prodhimin dhe eksportet. Këta stimuj kanë të bëjnë me treg të fragmentizuar që kanë bërë që shumë vite vendet të qëndrojnë të mbyllura që nuk simulojnë rritjen e prodhimit siç e simulon hapësira e përbashkët. Sipas të dhënave kamionët e eksportit shpenzojnë 28 milion orë në kufi të këtij rajoni për shkak të pengesave të shumëfishta dhe mungesë të një kuadri rregullator. Në kuadër të 4 lirive të Bashkimit Europian.” tha Rama.

Kryeministri Rama ka njoftuar edhe firmosjen e disa marrëveshjeve mes Serbisë Malit të Zi dhe Shqipërisë në fund të këtij viti.

- Advertisement -

“Marrëveshjet do të firmosen pak javë më vonë në Tiranë dhe do bëjë që lehtësia që do krijohet për kompanitë që shkon rreth 500 kompani shqiptare të jetë eksponenciale me vështirësitë që kanë sot. Pyetni këto subjekte kombëtare. 57 prej tyre janë fruta perime.” tha Rama.

“Ju thoni se çfarë fitojmë nga kjo nismë e nisur nga Vucic. Por kjo është nismë që nga viti 2015 në Samitin në Paris. Ku unë me Vucic, kemi ngritur rrezikun e procesit të Berlinit që rrezikohej të mbetej në letër. Dhe ashtu ndodhi. Do tju citoja një pjesë të raportit të fundit të KE për Shqipërinë ku flitet mes raportit me vende fqinje. Shkruhet qartësisht për tregun rajonal që Shqipëria ka luajtur rol aktiv në proces dhe ju them që Shqipëria është një ndër vendet e 6, që i ka respektuar të gjitha marrëveshjet e mbetura pezull.” shtoi Rama.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit