12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Operacioni i policisë gjermane në një xhami të Berlinit, reagon Erdogan

Rekomandime

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se dënon fuqishëm bastisjen nga policia të xhamisë “Mevlana” në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin dhe shtoi: “I shpreh të shkuara komunitetit të xhamisë “Mevlana”.

- Advertisement -

Në postimin e tij në llogarinë në “Twitter”, Presidenti Erdogan shkroi: “Operacioni policor, i cili u krye ndaj xhamisë “Mevlana” në Berlin gjatë faljes së namazit të mëngjesit, është i qartë se ushqehet nga racizmi dhe urrejtja ndaj islamit, e cila po e afron Evropën me errësirën e Mesjetës. Unë dënoj me forcë këtë operacion të policisë që injoron plotësisht lirinë e besimit.”

“Ne si Turqi jemi të besimit se asnjë arsye nuk mund të krijojë bazë për shkeljen poshtërsisht të një vend adhurimi të shenjtë”, u shpreh Erdogan dhe shtoi se kudo dhe në çfarëdo forme do të vazhdojnë luftën kundër racizmit, ksenofobisë dhe islamofobisë.

“Evropa, e cila është përmendur si djepi i demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut për vite me radhë, për fat të keq është kthyer në një strukturë që lufton dallimet (ata që janë ndryshe prej saj).”

- Advertisement -

Në Berlin, duke pretenduar se ishin siguruar ndihma financiare të padrejta për bizneset e vogla të ndikuara nga epidemia e koronavirusit të ri (Covid-19), krahas 4 bizneseve u bastis edhe xhamia në fjalë, raporton TRT.

Në bastisjen e bërë mëngjesin e të mërkurës, ku morën pjesë 150 policë, hyrja në xhami me çizme dhe e shkelja e tapeteve (ku besimtarët falen) dhe kryerja e kërkimeve në vaktin e namazit të mëngjesit në xhaminë “Mevlana”, ishte bërë shkak për reagime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit