2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Opinionisti që përkrahë hapur VV’në, nxjerr në pah raportet e krisura në mes të Kurtit e Konjufcës

Rekomandime

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani në rolin e opinionistit, por që shprehet hapur si mbështetës i kësaj partie, Rron Gjinovci, mbrëmë ka treguar mos durimin që ka ndaj Glauk Konfjufces, dhe me këtë rast në ‘mes rreshtash’ ka zbuluar se në VV ekziston një raport jo edhe aq i mirë në mes të Kurtit dhe Konjufcës.

- Advertisement -

Derisa në Pressing, në T7, po diskutohej se në rast se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia pamundëson garimin në zgjidhje Albin Kuritit, atëherë kush do t’i printe listës së Vetëvendosjes, Gjinovci që haptas mbështetë liderin e VV’së Albin Kurtin, thotë se atëherë ekziston mundësia që bartës i listës të jetë politikani që ai nuk e ka favorit, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

Fjala është për Glauk Konjufcen, marrëdhëniet e të cilit me kreun e VV’së prej kohesh diskutohen e aludohen se janë të krisura.

“Është e ditur që do t’i prijë dikush që unë nuk e kam shumë favorit, që është Glauk Konjufca, se s’ka kush tjetër”, thotë Gjinovci.

- Advertisement -

“Nëse i prin Glauku, ka mundësi që edhe une e votoj”, i ndërhynë gazetari Berat Buzhala me shaka.

“Po e di. E di. Bashkë i keni ju”, i përgjigjet analisti i afërt me Kurtin ish-deputetit të PDK’së, Berat Buzhala.

- Advertisement -

Video këtu

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit