-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Osmani: Asociacioni është në kundërshtim me Kushtetutën, “Ballkani i Hapur” mundësi për hegjemoni serbe

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencë për media me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, ka folur edhe për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku tha se kjo është në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Kosova ka implementuar më shumë se 90% të marrëveshjeve. Njëra që nuk është implementuar është sepse si parakusht është që duhet të rishqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka thënë qartë se është në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës. Asociacioni nuk është i lejuar që të ketë kompetenca ekzekutive”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Më tej, e para e vendit ka folur edhe për iniciativën “Open Ballkan”, duke thënë se për Kosovën, kjo iniciativë është hapësirë për ekspansion të hegjemonisë serbe.

“Për ne, Ballkani i Hapur është një hapësirë për eskpasncion të hegjemonisë serbe. Në këtë moment, Serbia që po tenton ta luaj rolin kryesor në këtë, s’ka qëllime të mira për rajonin tonë”.

“Do të ishte ndryshe sikur Serbia të ishte shtet që ka paqe, stabilitet si synim dhe sikur ta kishte njohur Kosovën, mirëpo synon që Kosova të hyj në iniciativa si provincë e saj, gjë që nuk është sepse realiteti është krejt ndryshe sepse jemi shtet i pavarur, një iniciativë e tillë nuk i shërben vendit tonë e as rajonit”, është shprehur Osmani.

- Advertisement -

Tutje, Osmani foli edhe për shqetësimet që Kosova ka në lidhje me këtë iniciativë, duke thënë se “Ballkani i Hapur” ka shkelur parimin themelor të iniciativave rajonale, që është parimi i gjithëpërfshirjes, sepse sipas saj, kur është iniciuar kanë qenë vetëm dy shtete nismëtare.

“Ne i kemi disa shqetësime, e para është se kjo iniciativë ka shkelur parimin themelor të iniciativave rajonale, që është parimi i gjithëpërfshirjes sepse kur është iniciuar kanë qenë vetëm me dy shtete në fillim”.

- Advertisement -

“E dyta, është shkelur parimi i trajtimit të barabartë të të gjitha shteteve. Dhe, e treta, kemi shqetësime se do të shndërrohet në një paradhomë pritjeje dhe do t’i jepje arsyetim skeptikëve brenda BE-së që të në lënë të merremi ne me njëri-tjetrin për kohë të gjatë, në vend se të qartësohet perspektiva jonë evropiane”, është shprehur Osmani.

Osmani, gjithashtu ka përmendur edhe Procesin e Berlinit, ku tha se përkundër faktit që udhëheqës të këtij procesi janë kancelarja gjermane e presidenti francez, Serbia vazhdon që t’i mos implementojë marrëveshjet e arritura.

“Fatkeqësisht, Serbia është pjesë e një numri të iniciativave rajonale, ku është edhe Kosova, dhe marrëveshjet që janë nënshkruar në këto iniciativa, Serbia asnjëherë s’i ka impelentuar”.

“Në Procesin e Berlinit, udhëhiqet nga kancelarja gjermane dhe presidenti francez, përkundër këtij niveli kaq të lartë të udhëheqjes, Serbia vazhdon të mos i implementoj marrëveshjet e nënshkruara aty, sidomos marrëveshjen e nënshkruar në Londër për personat e zhdukur me dhunë”, është shprehur Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit