1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Osmani dhe Hoti takim me dyer të mbyllura në presidencë

Rekomandime

U.d. së presidentit, Vjosa Osmani, do të takohet sot me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, ka konfirmuar kabineti i Osmanit.

Pak ditë pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për Kadri Veselin, Rexhep Selimin, e Jakup Krasniqin, u.d së presidentit do të presë në takim kreun e Qeverisë, Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Kabineti i Osmanit ka konfirmuar se Hoti do të shkojë në Presidencë për takimin me u.d. së presidentit, derisa takimi do të mbahet në ora 10:00.

Ky takim vjen pas “tërmetit” politik që ka shkaktuar Tribunali Special me arrestimet e fundit.

Pas konfirmimit të aktakuzës, Kosova ka mbetur pa president të vendit, pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë.

- Advertisement -

Vjosa Osmani mund të qëndrojë si u.d. e presidentit për gjashtë muaj në rast se nuk arrihet të votohet një president i ri në seancë të Kuvendit.

Nëse as pas këtij afati nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sot takohet Vjosa Osmani me Avdullah Hotin

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit