6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Osmani falënderon votuesit e saj: Do t’ua kthejmë me zhvillim të vendit

Rekomandime

Vjosa Osmani mori plot 300,788 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit duke u bërë më e votuara në historinë e Kosovës, por ajo vendosi të falënderojë 438,334 votuesit e “listës së referendumit” në një postim në Facebook, duke premtuar se besimin e marrë do ta kthejnë me zhvillim të vendit.

- Advertisement -

Ajo e ka quajtur historike fitoren e tyre dhe tha se kjo i takon qytetarëve, njofton Klan Kosova.

“Kur bashkojmë forcat për vendin tonë të dashur e nuk ndahemi nga e drejta, qytetarët e Kosovës gjithnjë e vulosin këtë me besim. Sado e vështirë e me pengesa që ishte kjo rrugë, ju kurrë nuk na latë vetëm. Ishit e mbeteni fuqia jonë më e madhe, ata që na dhatë vullnet në kohë jo të lehta, e entuziazëm e shtytje përpara në kohë të mira. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë ndjenjën e thellë të mirënjohjes për besimin tuaj, prandaj FALEMINDERIT pafundësisht të gjithë 438 mijë e 334 votuesve të listës sonë të referendumit. Zëri juaj kumboi fuqishëm si kurrë më parë”.

“Nuk ka asgjë më të shenjtë e asnjë përgjegjësi më të rëndësishme se sa ky besim i marrë nga secili prej jush, prandaj do të punojmë që ta kthejmë atë në interes e zhvillim të vendit duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Besimi juaj do të jetë udhërrëfyesi ynë në këtë drejtim”.

- Advertisement -

“Kjo fitore historike, prandaj, më së shumti e mbi të gjitha i takon qytetarëve të Republikës sonë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit