0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Osmani flet për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA’në

Rekomandime

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me lokacionin e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Izraelin që njohu Kosovën nga marrëveshja e Uashingtonit, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Osmani në RTV 21 ka thënë se qeveria (Kurti) do të koordinohet për çdo veprim me Adminsitratën Biden.

Madje Osmani tha për SHBA’në se atje është Jerusalemi i Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Ne do të koordinojmë çdo veprim tonin diplomatik me SHBA’në dhe Administratën Biden, atje është Jerusalemi ynë”, është shprehur Osmani.

- Advertisement -

Kjo deklaratë e Osmanit erdhi pasi Glauk Konjufca i VV’së tha se nëse kërkohet ose vendoset kusht nga BE per integrim çështja e ambasadës, do të rishqyrtohet vendosja e saj në Jerusalem të Izraelit.

Deklarata e tij nxiti reagime edhe nga Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ku tha se nuk do të dëshironte ta shihte Kosovën në listën e atyre shteteve që i thejnë premtimet e tyre./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit