9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Osmani i përgjigjet Sveçlës: Deklaratat e tilla tregojnë që bashkëpunimin nuk e paskan pasur të sinqertë

Rekomandime

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se Këshilli i përgjithshëm i LDK-së sot ka votuar kundër çfardo koalicioni me PDK-në.

Ajo po ashtu ka thënë se do të diskutojnë për koalicione me partitë tjera po që kandidati për kryeministër të jetë nga LDK.

- Advertisement -

Sot unanimisht Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar kundër çfarëdo koalicioni me PDK-në para apo pas zgjedhjeve. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së po ashtu ka autorizuar kryetarin së bashku me nënkryetarin dhe mua që të diskutojmë për koalicione parazgjedhore, natyrisht që kandidat për kryeministër të jetë nga LDK. Fokusi ynë për partnerë të ardhshëm është me Vetëvendosjen dhe do të diskutojmë në ditët në vijim”, ka thënë Osmani.

Osmani po ashtu i është kundërpërgjigjur edhe deklaratave të ish-deputetit të Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, i cili ka akuzuar LDK-në se ka bërë veprim tinëzar duke e nominuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre.

Osmani ka thënë se shpreson që këto deklarata të mos jenë të lidershipit të VV-së.

- Advertisement -

VV duhet t’i bashkohet LDK-së në ndërtimin e një epoke të re të ndryshimeve të mëdha që do të jenë ndryshime historike. Deklaratat e tilla tregojnë që një bashkëpunim të tillë nuk e paskan pasur të sinqertë por shpresoj që këto deklarata të mos jenë të lidershipit të VV-së. Ne jemi të hapur për bashkëpunim, për diskutime dhe kjo mund të ndodhë mbi baza të respektit reciprok”, ka thënë ajo.

Ndryshe këto dy parti kanë zhvilluar deri më tani disa takime për të diskutuar për arritjen e një marrëveshje për koalicion parazgjedhor, mirëpo deri më tani pa ndonjë rezultat./Telegrafi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit