1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Osmani: Koha e atyre politikanëve që qesin në treg tokën e Kosovës ka perënduar njëherë e përgjithmonë

Rekomandime

Dje gjatë ditës u raportua se SHBA kishin vendosur të ftonin Kosovën në Samitin e Demokracisë që organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden, pasi në fillim u raportua një injorim total ndaj qeverisë aktuale me mosftesën.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar plotësisht ftesa e Kosovës, as nga qeveria e nga institucionet tjera, burimet thanë se Kosova e Serbia ishin vendosur të ftohen.

- Advertisement -

Në disa media u raportua se në mënyrë që Kosova të sigurojë këtë ftesë atëherë u janë paraqitur disa kërkesa me kusht që të realizohen në të ardhmen.

Sipas këtyre portaleve, presidentja e vendit Vjosa Osmani premtoi toka për Manastir të Deçanit për të siguruar ftesë nga SHBA në Samit.

E të gjitha këto spekulime, Osmani i ka hedhur poshtë me anë të një reagimi.

- Advertisement -

“Lajmi i publikuar në pseudo-portalet ‘Periskopi’, ‘Ekonomia Online’, ‘Gazeta Metro’, etj se kinse unë kam premtuar toka për manastirin e Deçanit apo për këdo tjetër në shkëmbim të ftesës për Samitin për Demokraci në ShBA është GËNJESHTËR. Qysh nesër do të ndërmarrë të gjitha masat për ngritjen e padisë kundër këtyre portaleve dhe kujtdo tjetër që ka publikuar apo publikon një propagandë të tillë”, ka thënë ajo.

Osmani gjithashtu tha se SHBA nuk i ka kërkuar toka asnjëherë Kosovës, dhe se koha e politikanëve që qesin në treg tokën e Kosovës ka perenduar njëherë e përgjithmonë.

- Advertisement -

“Kosova ka merituar të ftohet sepse është demokraci. Miqtë tanë amerikanë nuk janë ata që ndonjëherë kanë kërkuar toka të Kosovës. Ndërkaq koha e atyre politikanëve që qesin në treg tokën e Kosovës ka perenduar njëherë e përgjithmonë”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit