-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Osmani lidhet live nga vetura, tregon se pse po fillon vizitat nëpër komuna!

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani po viziton sot komunën e Obiliqit.

- Advertisement -

Osmani tha se sot po fillojnë vizitat e quajtura si të ‘gjelbra’ të cilat kanë për qëllim ambientin.

Vjosa Osmani tha se këto vizita po i fillojnë nga Obiliqi, për shkak se kjo komunë është ndër më të afektuarat, ku janë dy termocentralet: Kosova A dhe Kosova B.

“Do të takohemi bashkë me kryetarin e komunës, deputetët e kësaj ane si dhe qytetarët për të diskutuar lidhur me rëndësinë që ka ambienti, sidomos gjatë këtyre ditëve që e kemi kuptuar se ambienti i mirë nënkupton shëndet i mirë. Dhe në këtë pandemi e dimë se s’ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti”, tha Osmani, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -

Ajo njashtu tha se i mirëpresin komentet dhe propozimet se ku duhet të jetë vizita e radhës dhe se sipas saj të flasësh për ambientin është mjaftë e rëndësishme.

“Numri i vdekjeve nga ambienti i ndotur është rritur, prandaj duhet të konsiderojmë si prioritet dhe këtë po e bëjmë duke nisur nga vizitat e gjelbra”, shtoi Osmani.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit