-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Osmani: Me Shqipërinë, me nga një ulëse në OKB jemi më të fortë

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një debati në John Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se të kesh dy vende në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, së bashku me Shqipërinë, të dy vendet i bën më të forta.

Tutje, Osmani tha se nëse kufijtë mes Kosovës e Shqipërisë nuk do të kenë më asnjë kuptim, kjo është ëndrra e përbashkët e të dy vendeve.

- Advertisement -

“Të kesh dy vota në organizatat ndërkombëtare na bën më të fortë dhe të punojmë krah për krah për të hequr barrierat tregtare e ekonomike dhe për t’u bashkuar në Bashkimin Evropian si vende të pavarura, por nëse kufijtë nuk do të kenë më asnjë kuptim, kjo është ëndrra që ne ndajmë”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Osmani në këtë debat ka folur edhe mbi çështjen e shkëmbimit të territoreve, duke thënë se ndarja në vija etnike nuk çon kurrë në zgjidhjen e problemeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit