10 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Osmani merr konfirmimin nga Zvicra: Kosova mbetet ndër prioritetet kryesore të këtij vendi në politikën e jashtme

Rekomandime

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis.Ajo thotë se në këtë takim iu konfirmua që Kosova mbetet ndër prioritetet kryesore të Zvicrës në politikën e jashtme.

- Advertisement -

Postimi i saj i plotë:

Një diskutim tejet përmbajtësor me z. Ignazio Cassis, Zëvendëspresident dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Zvicrës. Në takim mu konfirmua që Kosova mbetet ndër prioritetet kryesore të Zvicrës në politikën e jashtme.
Diskutuam edhe për mundësitë dhe nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, me ç’rast theksova se përveç bashkëpunimit me mërgatën tonë, Kosova synon të shndërrohet në vend premtues e të sigurt për investime edhe për kompanitë zvicerane. Pandemia padyshim ishte në qendër të diskutimeve, e Zvicra ka qenë në krahë të Kosovës dhe në këtë periudhe, e vendi ynë do të vazhdojë të ketë vëmendjen e Zvicrës edhe tash që e gjithë bota është fokusuar kah vaksinimi dhe imunizimi.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1947638598731728

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit