9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Osmani: Moska po ia mëson Beogradit “të menduarit dhe vepruarit rus”, duan shkatërrimin e vlerave perëndimore në rajon

Rekomandime

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për radion britanike “Times Radio”, ka folur për ngjarjet që aktualisht po ndodhin në Ukrainë dhe efektin e mundshëm në rajonin tonë.

Osmani ka kërkuar një rol më aktiv të NATO-së dhe një përgjigje të unifikuar të Perëndimit ndaj tendencave të Rusisë për të destabilizuar botën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Presidentja ka thënë se përpjekja e Rusisë për të ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë është një shkelje flagrante e lirive demokratike. Osmani ka thënë se Rusia përveç Ukrainës, po tenton që ta destabilizojë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes Serbisë, shtet të cilin presidentja Osmani e ka quajtur si satelit të Rusisë.

“Serbia absolutisht është e mbështetur dhe e koordinuar me aleatin e saj Rusinë. Ne jemi të shqetësuar për bashkërendimin e tyre të mundshëm, si rezultat i ngjarjeve në Ukrainë. Prandaj, mënyra se si po zhvillohen ngjarjet në Ukrainë mund të ketë një efekt përhapës në shumë pjesë të tjera të botës”, ka thënë Osmani për “Times Radio”.

Tutje e para e shtetit ka thënë se Serbia dhe Rusia në bashkëpunim janë duke bërë përpjekje për destabilizim në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe në Kosovë.

- Advertisement -

Presidentja thotë se do të krijohej një precedent tepër i rrezikshëm nëse do të lejohej që Rusia të vendoste rregullat e saj në një shtet tjetër sovran, duke iu referuar Ukrainës.

Gazetarja më pas e ka pyetur presidenten se çfarë konkretisht po bën Rusia për ta destabilizuar Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Osmani ka treguar se si Rusia i dhuron armatim dhe mbi të gjitha e shtynë Serbinë përpara në mënyrën e të menduarit dhe veprimit rus. Presidentja ka përmendur edhe rastin e ngjarjeve të shtatorit dhe tetorit kur Serbia në afërsi të kufirit ngriti MIG-ët e Rusisë dhe ekspozoi armatimet tjera ruse e kineze.

“Në përgjithësi po e përdor Serbinë si satelit të saj, përmes bashkëpunimit ushtarak, stërvitjeve ushtarake, donacioneve ushtarake, bashkëpunimit ekonomik dhe duke shtyrë përpara mënyrën e të menduarit dhe veprimit rus e cila ka destabilizuar vende të tjera të rajonit, të cilat janë duke u përpjekur të anëtarësohen në NATO dhe Bashkim Evropian.Ata janë duke u përpjekur të shkatërrojnë të gjithë vlerat perëndimore të ndërtuar anë këtë rajon me shumë investime, sakrifica dhe punë. Dhe në të njejtën kohë duke mbështetur përpjekjet e Serbisë, p.sh në me rastin e tensioneve në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në shtator dhe tetor, teksa Serbia kishte vendosur ushtrinë e saj rreth kufirit të Kosovës, paralelisht solli MIG-ët rus dhe llojet e armëve të tjera kineze”, ka shpjeguar Osmani.

Ajo tutje ka përmendur edhe faktin se si ambasadori rus në Beograd kishte ardhur në afërsi të kufirit të Kosovës, për siç thotë Osmani, t’i nxitur dhe trimëruar për idetë që Rusia po përpiqet t’i shtyjë përpara në Ukrainë.

“Pra siç thash ky është modeli rus. Është mënyra e tyre e të menduarit në raport me të tjerë, respektivisht fqinjët”, ka thënë tutje presidentja.

Ajo tutje ka folur edhe për aspirtat e Kosovës për integrim në NATO.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit