1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Osmani nga Prishtina: Kosova është në festë sepse të dielën çlirohet nga krimi e korrupsioni

Rekomandime

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani tha të mërkurën në tubimin zgjedhor në Degën e I-rë të LDK-së në Prishtinë, se 6 tetori do të jetë dita kur të korruptuarit dhe ata që janë të lidhur me krimin do të largohen nga institucionet.

- Advertisement -

“Kot e kanë që po tentojnë me i mashtru qytetarët tanë sepse qe 20 vite mashtruan, qe 20 vite gënjyen, që 20 vite zhvatën, e që 20 vite e kanë keqpërdorur besimin tuaj. Ka ardhur koha me ju thanë boll më prej Kodrës së Trimave, e deri në çdo cep tjetër të Kosovës. Dhe këtë boll ma, kanë me e kuptu shumë drejt më 6 tetor në festën e fitores tonë të madhe, kur do të festojë e gjithë Kosova”, tha Osmani, njofton zyra për informim e LDK-së.

Ajo pohoi se festa në Kosovë tashmë ka filluar dhe ajo do të kulmojë mbrëmjen e 6 tetorit. “Le t’i kthejnë oponentët tanë politikë sytë kah Kodra e Trimave dhe ta kuptojnë një gjë, njëherë e mirë, se nuk ka gjë që e prish festën tonë pasi më në fund po çlirohet Kosova nga të korruptuarit. Jemi në festë sepse më në fund qytetarët do të kenë perspektivë. Jemi në festë sepse më në fund do të kemi miqësi me SHBA-të. Jemi në festë sepse LDK-ja do të vijë në krye të shtetit”, tha Osmani.

Në këtë tubim ka qenë i pranishëm edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se manipulimet e oponentëve politikë do të vazhdojnë deri më 6 tetor atëherë kur qytetarët e Kosovës me votën e tyre do t’i largojnë nga pushteti.

- Advertisement -

“Do të manipulojnë edhe sonte edhe nesër edhe pasnesër por ne do t’i zhveshim ata me një votë të madhe për LDK-në më 6 tetor. LDK-ja nuk do të bëjë koalicion me PDK-në këtë duhet ta keni të qartë ju dhe krejt Kosova. LDK-ja nuk i ka garantuar koalicion asnjë partie tjetër, sepse me të tjerët do të diskutojmë, por do të diskutojmë me kushte për programin e LDK-së dhe ndërtimin e raporteve të mira me SHBA-të dhe BE-në”, tha Mustafa.

Kryetari i Degës së I-rë, Ismet Beqiri ka thënë se rivalët politikë të LDK-së tashmë e kanë kuptuar se nuk kanë çfarë të kërkojnë në Kodrën e Trimave.

- Advertisement -

“Le të bahen gati të gjithë rivalët e lodhtë politikë për humbjen që do ta pësojnë më 6 tetor. Kjo datë do të shënojë fundin e shumë hajnave, fajdegjinjve e dilingjinjeve shtetërorë. Paniku i ka kapluar PAN-istat dhe të tjerët. Vota jonë do të jetë votë e fuqishme për Vjosën dhe LDK-në”, tha Beqiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit