Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së ushëtarëve kosovarë së bashku me Ushtrinë Amerikanë në Kuvajt.
Ajo tha se ndihet jashtëzakonisht krenare me ushtarët që po e lartësojnë flamurin Kosovar.
“Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt. Kosova do të jap kontributin e saj në misione paqëruajtëse në botë përkrah aleatëve tanë. Falenderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Iowas”, tha ajo.