15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Reagon Presidenti: Shpresoj që Kurti e ka menduar mirë thirrjen e seancës për votimin e qeverisë

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar sot thirrjen e seancës për votim të qeverisë së re, që është caktuar të mbahet të hënën në ora 11:00.

Thaçi i pyetur se a do të përkrahte formimin e qeverisë teknike në vend ka deklaruar se do të respektojë kornizën e përgjegjësive kushtetuese.

- Advertisement -

I pari i shtetit thotë se i mbetet spektrit politik që të shohin mundësinë për krijimin e qeverisë stabile, sa më shpejtë që të mundet.

Unë si president i vendit do të respektoj kornizën e përgjegjësive kushtetuese, mbetet spektrit politik të bëjë hapat e mëtutjeshëm.

Edhe iniciativa për mbajtjen e seancës është në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, mendoj se është një hap i menduar prej mandatarit dhe obligim që e ka marrë natyrisht kur është mandatuar nga ana ime, i mbetet spektrit politik që të shohin mundësitë e angazhimeve të përbashkëta në mënyrë që kemi qeveri sa më shpejtë që të mundet.

- Advertisement -

Kosovës i duhet një qeveri stabile, efektive, për respekt të vullnetit qytetar dhe orientimit euroatlantik pra të një bashkëpunimi të ngushtë BE-së, Shtetet e Bashkuar dhe NATO-s”, thotë ai.

Thaçi ka folur për takimin e djeshëm, duke thënë se ka deklaruar se Kosova po mbahet pa drejtësisht pa liberalizim të vizave.

- Advertisement -

Ne kishim një takim dje me z.Borell me të cilin diskutuam për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës në të ardhmen evropiane, ishte një deklarim i sinqertë dhe i hapur për të arriturat e Kosovës, Kosova ka arritur të përmbushë në tërësi të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, problemi është se BE nuk është unike për Kosovën dhe këtë mos unitet është duke e paguar qytetari i Kosovës.

Unë shpresoj që hapat e ardhshëm, coftë të dialogut Kosovë – Serbi, të jenë një angazhim i përbashkët i koordinuar në mes të BE-së dhe Amerikës, roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm në udhëheqje dhe vendimmarrje”, deklaroi Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit