-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Osmani për presidentin e ri: Ne i pyesim qytetarët, ata Radojiqiqin

Rekomandime

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pozitë të cilën e synon ajo personalisht.

- Advertisement -

“Një president duhet ta shprehë unitetin popullor. Kjo keqkuptohet si unitet partiak, por ai duhet ta shpreh unitetin e popullit. Simbolikisht janë zgjedhje presidenciale dhe në aspektin e legjitimitetit”, është shprehur Osmani.

Ajo në KTV ka thënë se presidenti i vendit në të kaluarën është zgjedhur me marrëveshje ku janë përfshirë edhe drejtues të partive politike serbe

“Ne pyesim qytetarët për presidentin e ri, ata e pyesin [Milan] Radojiqiqin. Ne po i pyesim qytetarët se kush duhet t’i udhëheqë institucionet më të rëndësishme në vend. Deri sot përvoja na ka mësuar që shtetit i është bërë dëm me përçarje dhe egoizëm të njerëzve që kanë udhëhequr herë presidencën herë kryeministrinë”.

- Advertisement -

“Me Kurtin kemi ndërtuar besim reciprok që institucioneve do t’u japë stabilitet. Kot zgjedhet një kryeministër sado i suksesshëm nëse presidencën e udhëheq një person tjetër me agjenda të tjera”.

Osmani është shprehur se Kosova është skuqur para botës për shkak të imazhit që ia kanë krijuar disa politikanë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit