1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Osmani: S’mund të jetë prioritet dialogu me Serbinë pa u siguruar vaksinat për qytetarët e Kosovës

Rekomandime

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bílek, i cili e përgëzoi për detyrën.

- Advertisement -

Ambasadori Bilek theksoi se marrëdhëniet ndërmjet të të dy shteteve janë të mira dhe se do të vazhdojë edhe më tej thellimi i tyre. Ai përmendi sfidën e pandemisë Covid-19, me të cilën po përballet e gjithë bota.

Kurse Presidentja Osmani, duke u ndërlidhur në këtë temë, theksoi se nuk mund të prioritizohet dialogu me Serbinë, teksa nuk sigurohen vaksinat për qytetarët e Kosovës. Ajo potencoi se në këtë kohë nevojitet solidaritet ndërmjet shteteve, ndaj shfaqi shpresën se Kosova do të ndihmohet nga shtetet mike dhe organizatat ndërkombëtare për sigurimin e sasisë e nevojshme të vaksinave për qytetarët e saj.

Zonja Osmani falënderoi shtetin çek për mbështetjen e deritashme duke shfaqur gatishmërinë për intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndër shtetërore. Ndërkaq ambasadori Bilek nga ana tjetër, theksoi se Çekia mbështet rrugën evropiane të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit