16.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Osmani takon Nancy Pelosin, e fton për të vizituar Kosovën

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka ftuar Pelosin që ta vizitojë Kosovën, “duke e vlerësuar se një vizitë e tillë do kontribuonte edhe më tej në avancimin e raporteve të shkëlqyeshme e të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.

- Advertisement -

Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani falënderoi nikoqiren për mbështetjen e saj ndaj Kosovës për dekada me radhë, e sidomos në kohën kur Kosova kishte më së shumti nevojë përgjatë procesit të arritjes së lirisë e shtetësisë.

Gjatë takimit, raportohet se Osmani dhe Pelosi diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, si dhe për mundësitë për thellim të bashkëpunimit për t’i kapërcyer sfidat e përbashkëta në rajon dhe arenën ndërkombëtare.

Osmani “theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri më strategjik i Republikës së Kosovës dhe e njoftoi Kryetaren Pelosi për rreshtimin e qartë të Kosovës me politikat amerikane, në veçanti sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjes ndaj Ukrainës. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për përkushtimin e vazhdueshëm të Kryetares Pelosi për t’i përafruar tutje dy vendet tona edhe sot kur kontinenti ynë po ballafaqohet me një kohë sfiduese dhe kur vlerat tona të përbashkëta demokratike dhe paqedashëse janë nën kërcënim. Ajo po ashtu potencoi rëndësinë e avancimit të rrugës euro-atlantike të Kosovës, tani që sfidat e sigurisë të krijuara nga regjimet autokratike janë gjithnjë e në rritje”

- Advertisement -

Osmani nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook, tha se Kosova dhe SHBA kanë raporte të shkëlqyera.

“Isha e nderuar të pritem në takim sot nga Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Biseduam për raportet e shkëlqyeshme e të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për mënyrat se si mund të avancojmë këto raporte edhe më shumë. E kam njoftuar kryetaren Pelosi për sukseset e Kosovës si një demokraci e konsoliduar si dhe për reformat që po ndërmarrim e poashtu për sfidat me të cilat përballemi, të cilat do t’i tejkalojmë kur e kemi në krah aleatin tonë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit