Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, në një intervistë ka thënë se Qeveria “Hoti” u formua me ndihmën e presidentit Hashim Thaçi, shkruan IndeksOnline.
“Është qartë që Qeveria është ndërtuar me ndihmën e Thaçit.
Në aspektin e votave në Kuvend janë të varur nga Thaçi madje shumica e pranojnë këtë fakt edhe pse nuk e thonë publikisht”, ka thënë Osmani.
Osmani për procesin e dialogut Kosovë-Serbi ka thënë se Hoti nuk ka nuk ka aftësi negocimi për ta udhëhequr dialogun me Serbinë.