-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Osmani u prit nga presidenti i Panamasë, diskutuan për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani është pritur nga presidenti i Panamasë, Laurentino Cortizo Cohen.

Sipas njoftimit nga Presidenca, të dy diskutuan për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

- Advertisement -

“Përgjatë takimit, ndër të tjera diskutuam hapat e mëtejmë për ta forcuar bashkëpunimin ndërshtetëror në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshirë tregtinë, arsimin, kulturën, ndërmarrësinë si dhe për përkrahjen që i duhet Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, shkroi presidentja në llogarinë e saj në Facebook.

Osmani ka vlerësuar lartë marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve si dhe përkushtimin për ta forcuar tutje bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët.

“Si një ndër shtetet me ndikimin më të madh në rajonin e Amerikës Latine, Panamaja ka mbështetur Kosovën për më shumë se një dekadë në të gjitha përpjekjet tona për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për fuqizim të pozitës sonë në botë” , theksoi Presidentja Osmani gjatë takimit.

- Advertisement -

Presidentja Osmani dhe Presidenti Cortizo gjithashtu kanë diskutuar për hapat që do të ndërmerren për ta forcuar bashkëpunimin ndërshtetëror në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshirë tregtinë, arsimin, kulturën e ndërmarrësinë si dhe për përkrahjen që i duhet Kosovës edhe më tutje në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Presidentja përmendi edhe potencialin për investime të huaja në Kosovë, si mundësi e mirë e shkëmbimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Po sipas njoftimit për media, gjatë vizitës zyrtare në Panama, Presidentja Osmani është duke realizuar takime me udhëheqës të lartë shtetëror, komunitetin e biznesit, ndërmarrës si dhe ka marrë pjesë në disa iniciativa të ndryshme kulturore.

- Advertisement -

Presidentja Osmani gjithashtu do të përurojë shtatoren e Shën Terezës në një ceremoni të organizuar bashkë me Ministren e Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes dhe me Kryepeshkopin e Panamasë, José Domingo Ulloa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit