18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

“Pa e njohur Kosovën, s’ka integrim të Serbisë”, Vuçiq reagon pas deklaratës së Engel

Rekomandime

Vuçiqi pret shtim të presionit ndaj Serbisë nga administrata Biden për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratat që u thanë në konferencën dëgjimore të Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, ku morën pjesë ish-diplomatë amerikanë dhe ekspertë të çështjes së Ballkanit.

- Advertisement -

E përbashkëta e të gjithë pjesëmarrësve ishte se pavarësia e Kosovës nuk ka kthim, por Vuçiq më shumë “është kapur” për deklaratën e kongresisit Eliot Engel, i cili tha se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkim Evropian pa pranuar pavarësinë e Kosovës.

Vuçiqi të mërkurën për mediat serbe tha se pret që të shtohet presioni në ditët e javët në vazhdim, kur edhe do të vijë administrata e re e SHBA-së në krye me presidentin e zgjedhur, Joe Biden.

Po shihet se kam pasur të drejt kur para dy javësh kam folur për këtë.

- Advertisement -

Ne duhet të kemi kujdes pasi bëhet fjalë për njerëz të rëndësishëm.

Unë shpresoj që administrata amerikane të ketë një qasje tjetër nga ajo çfarë u tha të martën në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit”, ka thënë Vuçiqi.

- Advertisement -

Ai ka shfrytëzuar këtë edhe për të sulmuar opozitën e pakët që ka në Serbi.

Ajo që më pengon, nuk mund të them se më brengos, është se në Serbi po mendojnë që kjo është e drejtuar kundër meje. Në fakt, është kundër çdonjërit në Serbi”, ka thënë Vuçiqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit