-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pacolli befasisht i del në krah Vjosa Osmanit, thur fjalë të mëdha për të

Rekomandime

Kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani ka thënë se nëse do t’i ofrohej mandati për kryeministre, ajo do ta pranonte dhe do të provonte që t’i bënte 61 vota duke kërkuar bashkëpunim më Vetëvendosjen, por se LDK-ja vendosi për Avdullah Hotin

- Advertisement -

Pas këtij deklarimi, asaj befasisht në mbështetje i ka dalë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ideja e Vjosës mandatare ka qenë një ide e shkëlqyer, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Ideja e Vjosës mandatare ka qenë një ide e shkëlqyer. Ne si AKR, s’jemi faktor, por kjo ka qenë dëshira jonë, Rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, ajo do përfaqësonte dhe do të ekzekutonte atë nevojë për bashkim që politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot.

- Advertisement -

Bashkimi na duhet qoftë për te adresuar problemet politike të brendshme apo ndërkombëtare, qoftë, apo dhe ato ekonomike, shëndetësore, etj.

Më pëlqyen idetë e saj për zgjidhjen e krizës. Dhe marrja në konsideratë e këtij skenari, prej një eksperte të së drejtës si Vjosa është konfirmim tjetër se zgjidhja e vetme është ajo në favor të vijimësisë së legjislaturës, pa lodhur popullin me zgjedhje të reja, ashtu si u shpreh Vjosa mbrëmë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit