1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pacolli, Daçiqit: Përralla të tjera tregoni në Beograd dhe të tjera këtu – ndalni dhunën ndaj qytetarëve dhe bizneseve tona

Rekomandime

Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është duke përfaqësuar Kosovën në takimin e rëndësishëm që shënon njëkohësisht fillimin e presidencës finlandeze të BE-së.

Gjatë paraqitjes së Pacollit dhe atij serb, Ivica Daçiq, gjatë punimeve të sesionit të diskutimeve dhe debatit në Forumin informal të 28 ministrave të jashtëm të BE-së, dhe atyre të Ballkanit, u zhvillua debat i ashpër.

- Advertisement -

Ju tregoni përralla të tjera në Beograd dhe të tjera këtu “, i tha ministri Pacolli, homologut të tij serb, thuhet në njoftimin e MPJ-së, njofton Klan Kosova.

Nuk jeni engjëll si doni të dukeni me fjalët e bukura para kolegëve të Evropës. A ju duket evropiane dhunimi i autobusëve, i qytetarëve, i bizneseve tona në pikat kufitare, apo në territorin e Serbisë ? Skandalet që ju keni bërë nëpër Afrikë janë të njohura tashmë për të gjithë”.

Më tej ministri Pacolli shtoi se Kosova dhe populli i saj janë më të izoluarit e kontinentit Evropian, dhe shtoi se kjo gjendje s’duhet të vazhdojë.

- Advertisement -

Ne kemi përfunduar detyrimet tona sipas kontratës: ju lutem, kosovarët duhet të lëvizin të lirë, ne e meritojmë Evropën, sepse jemi evropianë”!

Gjatë qëndrimit në këtë forum, ministri i jashtëm Pacolli pati takime të shkurtra dhe të frytshme me homologët e tij të shteteve kryesore evropiane, me ata të rajonit, etj.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit