29.6 C
Pristina
E mërkurë, 29 Qershor, 2022

Daçiqin e frikëson përvoja e Palmer në DASH: Shpresoj ta ndjekë politikën e administratës aktuale

Rekomandime

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë emërimin e tij në këtë pozitë, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, po e sheh si një përpjekje të SHBA’së për të zgjidhur sa më shpejtë problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është një shenjë se SHBA’të dëshirojnë të formalizojnë atë që vazhdimisht e potencojnë, për të inkurajuar të gjitha palët në Ballkanin Perëndimor që të ndërtojnë paqe dhe stabilitet”, ka thënë kreu i diplomacisë serbe për RTS, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë sipas tij presioni drejt Prishtinës për të hequr taksën është çështja kryesore.

Ai ka thënë se nuk është i suprizuar me caktimin e Palmer si përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin, pasi sipas tij Palmer në një mënyrë apo tjetër ka qenë duke e ushtruar atë funksion.

Daçiq e sheh si problematik faktin që Palmer ka punuar për një kohë të gjatë në Departamentin e Shtetit. Sipas tij në atë ka një sistem të mirë-krijuar të vlerave dhe të mentalitetit, dhe siç potencon kreu i diplomacisë serbe, një përvojë e tillë e Palmer mund të ndikojë për të krijuar ‘paragjykime’ për situatën aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por Daçiq thotë se shpreson që Palmer do të ndjek linjën e administratës së re amerikane dhe dëshirën e kësaj administrate aktuale për një zgjidhje të përhershme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndër të tjera Daçiq ka thënë se nuk pret që të ketë ndonjë ndryshim formati të dialogut dhe se dialogu do të vazhdojë përsëri në Bruksel.

Për rezultatet ka thënë që duhet pritur përfundimi i zgjedhjeve në Prishtinë.

Në fund ministri i Jashtëm serb e ka përmendur edhe faktin që Palmer është i martuar me një grua nga Beogradi, megjithatë Daçiq thotë se nuk mund të përcaktojë nëse një gjë e tillë mund të jetë avantazh apo disavantazh, pasi që Palmer duhet ta dëshmojë që nuk është i një anshëm.

Më shumë artikuj

Të fundit