8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Partia e Jeremiçit i kërkon Kuvendit të Serbisë të shpallin zgjedhjet në Veri të Kosovës

Rekomandime

Partia Popullore Serbe e Vuk Jeremiç ka thënë se me daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës Marrëveshja e Brukselit është “letër e vdekur” dhe se për këtë arsyeja Kryetari i Kuvendit Vladimir Orliç, duhet të shpall zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës, raportoi e përditshmja serbe “Danas”.

Daljen e serbëve nga institucionet kjo parti e quajti “hap logjik” pasi që, siç vazhduan të vlerësojnë ata, duhet parë për mënyra tjera për zgjidhje në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

- Advertisement -

Sanda Rashkoviç nga Partia Popullore Serbe e quajti “të logjikshme” daljen e serbëve nga institucionet pasi që “targat janë thjesht trarga, njëjtë sikur kodi i një zoni nuk është thjesht kod, por këto janë elemente sovraniteti, letërnjoftimet janë elemente sovraniteti”.

Duke i kërkuar shpalljen e zgjedhjev në pjesën veriore ajo iu referua Rezolutës 12/44 duke thënë se ajo ua mundëson ligjërisht.

Rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurimit e vitit 1999 parashihte ruajtjen e integritetit territorial të Republikës Federative të Jugosllavisë që asohokohe përbëhej vetëm nga Serbia dhe Mali i Zi, por më ajo “federatë” nuk ekziston me shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi më 2006 dhe Kosovës më 2008, pavarësi kjo që edhe GJND nuk e ka gjetur të jetë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit