Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka dhuruar 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, do të ndërtojë vet banesa për ata që mbetën pa çati në kokë.
SI një ndërtues me eksperiencë në këtë fushë, Pacolli sugjeroi që në qytetin e Krujës, pallatet dhe shtëpitë e shembura të ndërtohen në pjesën e poshtme të qytetit, duke i dhënë hapësirë zonës turistike.
Por në të njëjtën kohë duke i afruar banesat me shkollat, kopshtet e çerdhet.
“Aty ku ka pallate mirë është me zbrit poshtë, për të hapur hapësirë, se Kruja është qytet turistik. Vendosim dhe një fond ne dhe bëjmë një operacion që të dalë edhe qyteti i fituar.
Rregullon kualitetin e jetës, më mirë në rrafsh ku krijohet një infrastrukturë tjetër, që ka afër shkollën e kopshtin”, tha Pacolli.