7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pacolli do të investojë 50 milionë euro në Maqedoninë e Veriut

Rekomandime

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se do të investojë një projekt në vlerë prej mbi 50 milionë euro në komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

Pacolli përmes një postimi në ”Facebook”, ka treguar se ky projekt do t’i sjell komunës së Çairit më shumë hapësira parkingu, gjelbërim, rekreacion e sport, dhe përfundimisht do të përmirësojë jetën e qytetareve do të transformojë hapësirat publike për më shumë zhvillim ekonomik, më shumë turizëm, e më shumë punësim.

”Mabetex investon mbi 50 milion Eur ne Komunen e Çairit ne Maqedonine e Veriut. Në sheshin e Skënderbeut, aty ku bënë roje Heroi Kombëtar në Komunën e shqiptarëve në Shkup, sot, 30 vite pasi ndërtova së bashku me shqiptarët në të katër anët e globit, shpalosa projektin e parë të Mabetex në Maqedonin e Veriut me vlerë mbi 50 milion euro të cilin do ta investoj, ndërtoj e menaxhoj kompania që themelova shumë vite më parë”, ka shkruar Pacolli në ”Facebook”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit