13.6 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Pacolli është nisur me aeroplan drejt Kosovës

Rekomandime

Pas dramës së krijuar sot për shkak të disa përplasjeve mes zyrtarëve qeveritarë e VV’së dhe kreut të AKR’së Behgjet Pacollit, Gazeta Express merr vesh se deputeti i ARK’së, ka fluturuar me avionin e tij nga aeroporti i Luganos.

- Advertisement -

Pacolli tashmë ka kaluar Zvicrën, mirëpo akoma nuk dihet se ku do të aterojë.

Ai ka leje për t’u ulur nga Ministria e Infrastrukturës në Kosovë, por Ministria e Shëndetësië e ka njoftuar se ai duhet t’u nënshtrohet të njëjtave rregullave si të gjithë qytetarët e tjerë.

Sipas këtyre rregullave, kushdo që hyn në Kosovë, duhet të izolohet në konviktet e Prishtinës për dy javë. Mbetet të shihet se cfarë do të ndodhë pasi të aterojë në Prishtinë se cfarë do të ndodhë me Pacollin i cil është Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe po vjen për të marrë pjesë në seancën ku do të votohet qeveria e re.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit