Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, nuk do të fluturojë nga Zvicra në drejtim të Kosovës, ashtu siç është raportuar.
Në një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit është thënë për KlanKosova.tv se ardhja është shtyrë nga vet ai.
“Aviokompania ka leje operimi për sot dhe fluturimi është shtyrë nga vetë ata”, thuhet në përgjigje.
Pacolli kishte deklaruar ditë më parë se po të kthehej në Kosovë, do duhej të qëndronte në karantinë si çdo qytetarë tjetër dhe për të, kjo është e papranueshme.