2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pacolli: Nëse e kalojmë pragun, rrimë në opozitë

Rekomandime

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë nëse koalicioni mes partisë së tij dhe Nismës Socialdemokrate e kalon pragun zgjedhor, preferon që ai të qëndrojë në opozitë.

- Advertisement -

“Nëse e kalojmë pragun, jam i mendimit që duhet të mbetemi në opozitë dhe të japim kontributin tonë nga bankat e opozitës”, deklaroi Pacolli në RTV Dukagjini.

Ndërkaq duke folur për koalicionin me Nismën, Pacolli ka deklaruar se një grup parlamentar i përbashkët do të ishte i mirëseardhur, mirëpo nëse kanë ide të kundërta edhe mund t’i ndajnë rrugët.

“Do të shohim cilat janë synimet e Nismës dhe ato të AKR-së. Nëse ka elemente për bashkëpunim, ne do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen. Nuk besoj se do të ketë diçka të keqe që ne të kemi një grup parlamentar të përbashkët. Mirëpo nëse e shoh se Nisma ka një synim tjetër, ne nuk do të prishemi, por do të ecim në rrugën tonë, ata në të tyren”, deklaroi Pacolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit