2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pacolli sqaron deklaratën e tij në lidhje me një sulm të mundshëm terrorist, thotë se ia ndryshuan fjalët

Rekomandime

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli,ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me frikën nga një sulm terrorist që do të mund t’i bëhej kur të aterojë në Prishtinë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se deklarata e tij është ndryshuar pak.“Deklarata ime origjinale është kjo: Unë herën e parë kam pasur frikë të ateroj në Prishtinë nga institucionet e mia. Kjo ka qenë deklarata ekzakte.”, ka deklaruar Pacolli.

Tutje Pacolli ka folur edhe për kërcënimet me arrestim të mundshëm në rast se nuk iu përmbahet rregullave për karantinim nga Qeveria e Kosovës.

“Ju jeni dëshmitarë të asaj situate se si filluan të vijnë kërcënime prej përfaqësuesve qeveritar, udhëheqësve të institucioneve, prej ministrit të Punëve të Brendshme deri tek kryeministri.

- Advertisement -

Nëse një kryeministër të fton në debat dhe thotë se do vijë bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e Policisë pas orës 12 të natës, çfarë duhet të mendosh këtu?”, ka deklaruar në kreu i AKR-së, për Reporteri.net.

Po ashtu ai i është përgjigjur edhe u.d të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili bënte thirrje që të lajmërohet këtu Pacolli ose ndryshe do ta arrestojmë.Pacolli ka thënë se nuk ka mundur të lajmërohet tek Sveçla sepse ka qëndruar jashtë vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit