8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Padi kundër Serbisë, Vuçiq: U kërkoj shqiptarëve të mos e bëjnë këtë

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se paralajmërimi i Kosovës për të dorëzuar padi për gjnocld kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është paralajmërim që nënkupton fillimin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

- Advertisement -

“A mund ta këcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë – kjo do të nënkuptojë fillimin de facto të bashkimit me Shqipërinë.

Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë këtë”, tha Vuçiq me një dozë këcënimi.

Ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që, siç thotë ai, “vazhdojnë të kujdesen për Prishtinën si fëmijën e tyre”, të mos e bëjnë këtë.

- Advertisement -

“Unë u kërkoj të mos e bëjnë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se ndërkombëtarët gënjejnë kur thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve.

- Advertisement -

“Kur dëgjoni reagimet e njerëzve nga jashtë dhe posa t’ju thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, ju e dini që ata po ju gënjejnë hapur”, tha Vuçiq.

Qeveria e Kosovës planifikon të ngre padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj Serbisë për kr.lmin dhe gjnocldin gjatë Iuftës.

Këtë synim, kryeministri Albin Kurti e ka deklaruar në fjalën e tij të parë në Kuvend pasi mori pozitën e shefit të Qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit