Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ka publikuar disa fotografi të uniformave të ushtarëve rusë, çanta e pajisje të tjera.
Në përshkrimin e këtyre fotografive në tëitter në faqen e ministrisë është shkruar se “ushtria e dytë e botës është një mashtrim”, duke aluduar kështu në ushtrinë ruse.
Përveç kësaj në këto fotografi ministria po ashtu ka shkruar “Pajisjet e “çlirimtarëve” dhe se ata (rusët) duan që ukrainasit të jetojnë kështu.
“Ushtria e dytë e botës është një mashtrim. Pajisjet e “çlirimtarëve”. Ata duan që ne të jetojmë kështu ??”, thuhet në shkrimin në Tëitter.
Derisa ka 16 ditë që Rusia ka nisur sulmet në Ukrainë, deri më tash sipas të dhënave zyrtare të OKB-së thuhet se janë larguar nga vendi mbi 2 milionë.
Sipas OKB-së mbi 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.
Ndërsa rreth 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse -mes tyre edhe fëmijë.
Друга армія світу – бутафорія. Екіпірування "асвабадітєлєй".
Вони хочуть, щоб і ми так жили??#stoprussia @GeneralStaffUA pic.twitter.com/P5UwbGt2nt— Defence of Ukraine (@DefenceU) March 11, 2022