2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pak minuta pas koalicionit, Dardan Moliqaj flet si “shefi” i tij Ramush Haradinaj

Rekomandime

Deputeti i Partisë Social Demokrate Dardan Molliqaj në një shkrim të gjatë në faqen e tij në Facebook, ka shkruar për koalicionin AAK – PSD.

Sipas tij bashkimi AAK- PSD është veç fillimi i fitores së madhe.“Ua kam kërkuar votën para dy viteve për ta ngritur në Kuvend zërin tuaj të pakënaqur e të papërfaqësuar.

U kam kërkuar që t’më votoni, nën betimin që do ta luftojmë SHIK-un dhe PDK-në, e do t’i japim fund politikës nënshtruese ndaj Serbisë.

- Advertisement -

E sa herë që më kanë akuzuar gjatë këtyre dy viteve se ndryshova, ju kam kërkuar që të presin e të shohin. Të mos nguten me përfundime të hershme, sepse po: fundi e rikuptimëson fillimin.Ata që vet u hapën për bashkëpunime me PDK-në, kishin vetëm FJALË kundër PDK-së e Hashim Thaçit.

Ne të tjerët, e ndalëm PDK-në dhe planet e Thaçit” shkruan Molliqaj në Facebook.

Molliqaj shkruan se sot ne të gjithë jemi përballë Serbisë, duke përmendur Zajednicën , taksën dhe ndalimin e ndarjes së vendit.“Ata që na shajtën plot mllef, kishin vetëm FJALË kundër Serbisë. Ne të tjerët që sot po bashkohemi, e ndalëm Serbinë. Lista SRPSKA u defaktorizua. Nuk ka Zajednicë. Nuk ka shkëmbim. Ka TAKSË 100%.

- Advertisement -

”Sot u krijua koalicionin i fitores që do ta qeverisë Kosovën dhe luftojë korrupsionin .

“Sot krijuam koalicionin e ndryshimit që fitoren e ka të sigurt. Koalicionin që do të qeveris dhe Kosovën do ta pozicionojë fuqishëm përballë Serbisë, përballë krimit e korrupsionit dhe përballë varfërisë e pabarazisë.

- Advertisement -

Koalicion nëpërmjet të cilit ne do t’i shtyejmë edhe më tej këto politika.Bashkimi ynë i sotëm është veç fillimi i fitorës së madhe” /Gazeta Blic/Më poshtë keni shkrimin e plotë ”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit