4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Pak orë para Brexit’it, flamujt britanikë hiqen nga ndërtesat e BE’së

Rekomandime

Flamuri britanik u hoq nga ekspozeja e flamujve të vendeve anëtare të BE në Bruksel disa orë përpara se Brexit-i të bëhet realitet. Simboli kombëtar i kuq, i bardhë dhe blu i Anglisë u nxor jashtë Këshillit Europian e po kështu, është hequr edhe nga ndërtesat e tjera të BE-së.

- Advertisement -

Krerët e bllokut nuk e kanë fshehur trishtimin e tyre teksa momenti historik afrohet, ndërsa kanë shprehur njëkohësisht dëshirën që ta ripërtërijnë unionin sa më shpejt. Presidenti i Këshillit, Charles Michel deklaroi se do të punohet intensivisht për të garantuar një Evropë të bashkuar, e cila të jetë më popullore mes vendeve të BE-së.

Këto komente vijnë në kohën kur raportohet një shtim në rritje i pakënaqësive në vende si Greqia dhe Italia. “Ne duam që ata të jenë më të interesuar për projektin Evropian dhe kështu shqetësimi ynë është të ndalojmë përdorimin e zhargonit dhe të shmangim burokracitë,” tha ai një konference për shtyp në Bruksel.

Kritikët e BE-së si Nigel Farage kanë parashikuar që Brexit-i do të sinjalizojë fillimin e fundit të unionit politik. Por Ursula von der Leyen, Charles Michel dhe David Sassoli thonë njëzëri se: “Brexit-i do të shënojë në fakt një agim të ri për Europën dhe për vetë Anglinë”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit