Sulmohet shtëpia e Trumpit: Gjuajtën me armë, tentuan të futen në residencë me veturë

0
280

Dy persona janë arrestuar, pasi policia amerikane intervenoi kur një veturë tentoi ta thyej pikën e ndalesës në rezidencën e presidentit amerikan Donald Trump, Mar-a-Lago në Palm Beach të Floridas.

Autoritetet e sigurisë hapën zjarr ndaj një veture më ngjyrë të zezë që kaloi përmes dy pikave të kontrollit, me qëllim që të futet drejt pronës në Palm Beach,

Si rezultat i kësaj dy personat që ishin brenda veturës janë arrestuar, të cilët tentuan të arratisen. Mediat amerikane raportojnë se gjatë ndjekjes së patrullave të autostradave, hapën zjarr mbi veturën që tentoi të kaloi masat mbrojtëse.

Raportohet se presidenti amerikan kishte planifikuar të mbërrijë në rezidencë.