-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pak para rizgjedhjes për kryeminstër, Kurti bën një deklaratë që dridh Serbinë

Rekomandime

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova ka shumë çështje që duhet të diskutojë me Serbinë. Kurti theksoi se Serbia duhet të ketë vullnet për të zgjidhur çështjen e personave të zhdukur.

- Advertisement -

Ai në tryezën e organizuar nga KFOS me temën “Si tutje me Dialogun”, tha se Serbia duhet të ia kthejë Kosovës rreth 3 miliardë euro borxh. Veç tjerash edhe të ofrojë dëmshpërblim për pronat e dëmtuara, kompensimi për vuajtjet e luftës dhe kërkim falja.

“Duhet të pranohet realiteti, e dyta të pranohet e vërteta, duhet të trajtohemi të barabartë dhe të përfitojnë qytetarët”, ka thënë ai.

Sa i përket asociacionit të komunave serbe, Kurti tha se nuk mund të ketë asociacion një-etnik të cilën e mbështet edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Sipas tij, historia e Kosovës dihet dhe se pushteti i Serbisë duhet të reflektojë për të zezat që ka bërë. Tutje, ka theksuar se qytetarët duhet të jenë përfitues e jo liderët si përfaqësues të qytetarëve.

E publicisti Veton Surroi ka thënë se qeveria e ardhshme duhet të bëjë rivlerësimin e procesit të dialogut.

- Advertisement -

“Në këto dhjetë vitet e kaluara prej që kemi filluar procesin negociator ka ndryshuar konteksti gjeo-politik në botë. Ndërhyrja në mënyrë të gabueshme e ShBA-së, si rasti Grenell e dëmton procesin e dialogut është i nevojshëm rikthimi i ShBA-së dhe në kuadër të një dimensioni të ri. Përgjatë këtyre viteve kemi krijuar shpërputhje juridike. Bashkësia e komunave serbe është rasti eklatant, është në shpërputhje me sistemin tonë kushtetues”, tha ai.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po merr pjesë në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, që flet për prespektivën e Qeverisë në ardhje për dialogun me Serbinë

Para se të shkojë në këtë diskutim, Kurti ishte për pak minuta në Kuvendin e Kosovës, aty ku tashmë ka përfunduar seanca konstituive.

Bashkë me Kurtin, në këtë diskutim po merr pjesë edhe publicisti Veton Surroi, i cili më parë ishte pjesë e negociatave në Rambuje e Vienë.

Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se Kurti do të kthehet sërish në Kuvendin e Kosovës, pasi pas konstituimit, pasdite pritet të votohet Qeveria, e caktuar nga ora 17:00.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit