1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pak para takimit me Kurtin, kjo komunë e Kosovës e shpallë Vuçiqin qytetar nderi të saj

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Zveçanit në Kosovë. Siç raporton mediumi serb, Tanjug, në ceremoninë e sotme, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do ta pranojë një pllakë dhe çelësin e qytetit të Zveçanit në emër të Vuçiqit.

- Advertisement -

Para Vuçiqit, nga kjo komunë e Kosovës kështu u nderuan edhe tenisti serb, Novak Gjokoviq si dhe paraardhësi i Petkoviqit dhe aktualisht ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq.

Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë. Është paralajmëruar që ai të marrë pjesë në një akademi të organizuar në “Shtëpinë e Kulturës”, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.

Ai po ashtu parashihet të zhvillojë takime me disa familje serbe në atë zonë.

- Advertisement -

Kjo vizitë e Petkoviqit në Kosovë vjen pak ditë para takimit të dytë që do të mbahet në Bruskel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit