18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Serbia bllokon prodhimet e Shqipërisë, mbi 3 ton speca do të groposen

Rekomandime

Afërsisht tre tonë e gjysmë speca të kuq nga Shqipëria do të groposen në Serbi.

- Advertisement -

Në datën 17 janar para se eksportuesi Rrapi Hazizi të niste kamionin me 10 perime të ndryshme për në Serbi, ai i analizoi ato në një laborator të akredituar. Sipas kësaj fletanalize speci i kuq është cilësor.

Në datën 19 janar institucioni serb që kontrollon ushqimin, vendos të rianazojë kamionin që ishte i ngarkuar me perime, nga analizat doli që speci i kuq kishte ngarkesë të lartë pesticidesh.

Agronomët thonë se sa më shumë kohë të kaloj, aq më lehtë shpërbëhet lënda active e pesticidit. Por çuditërisht analiza e dytë e bërë në serbi tregoi të kundërtën.

- Advertisement -

Edhe pse eksportuesi kërkoi ri-analizim të produktit në një shtet tjetër të BE-së, kjo kërkesë u rrëzua nga shteti serb, për pasojë vendimi u mor që speci i kuq të groposej.

Dëmi ekonomik që iu bë eksportuesit Rrapi Hazizi kap vlerën e 9 mijë eurove, ai thotë se pas kësaj ngjarje Ministria e Bujqësisë shqiptare ka kontaktuar me ministrinë e bujqësisë serbe, për t’i kërkuar korrëktësi në kontrollin ushqimor që I bëhet prodhimeve bujqësore shqiptare./TCH

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit