1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pallaska: Këshilltari i Kurtit ishte edhe kundër intervenimit të NATO-s

Rekomandime

Ndaj deklaratave të tashmë ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar edhe juristi Dastid Pallaska.Ai ka thënë se qëndrimet kontradiktore të Shkëlzen Gashit janë botërisht të ditura.Pallaska në shkrimin e tij në Facebook ka përmendur edhe një rast kur Gashi në vitin 2010 e kishte akuzuar edhe NATO-n.

- Advertisement -

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Në shkrimin e tij “Për çfarë ka intervenuar NATO në Kosovë,” të datës 2 qershor 2010, këshilltari i sapo shkarkuar i Kryeministrit në ikje argumentonte se qëllimi i intervenimit ushtarak të NATO-së në Kosovë në vitin 1999 nuk ishte çlirimi i vendit apo ndalimi i krimeve të luftës të shtetit serb ndaj popullatës civile në Kosovë por ruatja e integritetit territorial dhe sovranitetit të ish Republikës Federale të Jugosllavisë.Për më keq, në po këtë shkrim ai pohonte se ishte pikërisht intervenimi ushtarak i NATO-së që kishte “rënduar” katastrofën humanitare në Kosovë.

Me këto “argumente” dhe me nënvizimin se NATO-së i mungonte autorizimi ligjor i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për përdorim të forcës ushtarake kundër ish Republikës Federale të Jugosllavisë, ky shkrim përputhet me propagandën e Serbisë dhe të qarqeve akademike ndërkombëtare të ekstremit të majtë që e dënojnë intervenimin ushtarak të NATO-së në Kosovë si shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe shpërfaqje arrogante të imperializimit amerikan.Mbi premisën e këtij “mendimi krtik,” në një ligjëratë që u bë publike këto ditë këshilltari i shkarkuar i Kryeministrit në ikje i referohej forcave naziste dhe fashiste që kishin okupuar vendin gjatë Luftës së Dytë Botërore si “KFOR-i gjerman” dhe “KFOR-i italian.”Në këtë mënyrë, ky “mendimtar kritik” e arsyetonte programin politik të partisë në pushtet që praninë ndërkombëtare civile dhe ushtarake në vend – që e çliroi vendin dhe i hapi rrugë pavarësisë – gjithnjë e ka trajtuar si forcë okupatore.Këto qëndrime të njërit prej ideologëve të partisë në pushtet nuk ishin vetëm të njohura nga Kryeministri në ikje por edhe përkrahen edhe sot e kësaj dite nga ai dhe partia në pushtet.Shkrimi i lartpërmendur për NATO-në sot është i afishuar me krenari në ueb faqen e partisë në pushtet dhe duket se është pjesë e literaturës së detyrueshme për indoktrinim të militantëve.Përderisa Kryeministri në ikje mund ta lirojë formalisht nga detyra qeveritare këshilltarin e tij, ai kurrë nuk mund të distancohet nga deklaratat e këshilltarit të tij.Kjo për shkak se Kryeministri në ikje e di fare mirë se këshilltari i tij thjeshtë e ka thënë me zë atë që e ka mësuar nga shefi i vet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit