7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kosova nga shtatori do të fillojë lobimin për njohje

Rekomandime

Serbia e ka paralajmëruar se do të bëjë fushatë kundër çnjohjeve, nëse Kosova njohët nga ndonjë vend.

- Advertisement -

Këtë deklaratë e ka bërë presidenti serb, Aleksandër Vuqiç.

“Kushdo që do marri vendimin për njohjen e Kosovës, ne po të njëjtën sekondë do fillojmë fushatën për tërheqje të njohjeve”, ka thënë Vuqiç.

Opinionisti Ruzhdi Peçani, në një prononcim, nuk e merr për seriozisht deklaratën e Vuqiçit, pasi që afati i marrëveshjes së nënshkruar në Uashington është drejt fundit.

- Advertisement -

Sipas tij, Kosova nga shtatori do mund të vazhdojë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Pra do ti përmbahet moratoriumit të Uashingtonit i cili ka kohëzgjatje prej një viti. Ashtu si është nënshkruar më 20 shtator, ky afat është afër të skadojë. Kosova nga shtatori do mund të vazhdojë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, sikur që edhe Serbia do mund të vazhdojë fushatën e ç´njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga ana e shteteve tjera”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Po ashtu, ai ka treguar se cila pikë e marrëveshjes së Uashingtonit është realizuar.

“Të kujtojmë se njëra nga pikat e marrëveshjes së Uashingtonit është realizuar – Izraeli ka njohur Kosovën, si dhe Kosova ka ndërprerë aktivitetin diplomatik për njohje të reja, përderisa po në atë kohë Serbia bënte fushatë diplomatike kundër njohjeve”, ka theksuar ai.

Në fund, ai ka rikujtuar edhe deklaratën e presidentes së Kosovës, që e ka bërë në gjatë vizitës zyrtare në Turqi.

“Të kujtojmë edhe këtë: Presidentja Vjosa Osmani –Sadriu, muajin që shkoi, u takua me Presidentin turk Erdogan, në kuadër të samitit për bashkëpunim të Evropës juglindore, znj. Vjosa Osmani kishte deklaruar se ka kërkuar mbështetje nga Erdogan që Kosovën ta njohin dhe shtete tjera si dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare, dhe atë “jo vetëm në votim, po edhe për lobim në interes të Kosovës”, ka deklaruar Peçani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit