8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pallaska: Kurti ka filluar të gënjejë sa i përket politikës amerikane, SHBA nuk e toleron

Rekomandime

Avokati i njohur, Dastid Pallaska ka thënë se nuk është taksa problemi mes kryeministrit në ikje, Albin Kurtit dhe SHBA-së.

- Advertisement -

“Problemi nuk është taksa, problem në raportet me kryeministrin është gënjeshtra e kryeministrit në ikje, siç u tha edhe mbrëmë në komunikatë. Kurti ka filluar të gënjejë sa i përket politikes amerikanë në raport me Kosovës”, ka thënë Pallaska në T7, transmeton Indekosnline.

“Ky është një problem që SHBA nuk mund ta tolerojë, andaj SHBA ishin shumë më të ashpra me ish-kryeministrin Ramush Haradinajn që e vendosi taksën dhe e mbajti atë me kokëfortësi për një kohë të gjatë se sa me Kurtin”, vazhdoi tutje ai.

Pallaska, konsideron se veprimet e Kurtit të mëvonshme për kinse rivendosje të raporteve ishin jo të mjaftueshme dhe të papërfillshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit