1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pallati Elysee zbulon kërcënimin e Putinit në telefonatën me Macronin

Rekomandime

Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se ai do t’i vazhdojë operacionet ushtarake në Ukrainë gjatë një telefonate 90-minutëshe të iniciuar nga Putin, u tha gazetarëve në një konferencë të enjten një burim i Pallatit Elysee, raporton CNN.

- Advertisement -

Putin dhe Macron patën “një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh mbi situatën rreth Ukrainës”, tha shërbimi për shtyp i Kremlinit të enjten, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Një raport nga gjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti tha se diskutimi ishte i vështirë, me Putinin që pretendonte se Ukraina kishte kryer një “sabotim shtatëvjeçar” të marrëveshjeve të Minskut, një proces paqeje që përfundimisht u zhbë nga qeveria ruse, në njohjen e fundit të dy republikave separatiste në lindje të Ukrainës.

“Kjo bisedë është për fat të keq një rast për të dëgjuar se presidenti Putin do t’i vazhdojë ndërhyrjet ushtarake dhe do të shkojë deri në fund”, thotë butimi i Elysee.

- Advertisement -

“Thirrja i lejoi presidentit të Republikës t’i kthehej mosmarrëveshjeve që i kemi me Rusinë, të kërkonte alternativë diplomatike ndaj operacioneve ushtarake, t’ia tregonte të vërtetën presidentit Putin për mënyrën se si ne e shohim luftën e tij në Ukrainë, por edhe pasojat që do të ketë për Rusinë në terma afatgjatë”, vazhdoi burimi.

Të dy palët u pajtuan ta mbanin të hapur derën e dialogut, raporton CNN.

- Advertisement -

Putini gjithashtu mohoi se e ka bombarduar Kievin dhe paralajmëroi se situata do të përkeqësohet, por është faji i Ukrainës.

Në përgjigje, Macron e paralajmëroi Putinin se ai po bën një gabim të madh, sipas burimit. Macron përsëriti se kërkesat e Moskës për neutralizimin dhe çarmatimin e Ukrainës janë të papranueshme dhe përgjegjësia e këtij konflikti bie tërësisht mbi Putinin.

Por Macron tha gjithashtu se ka ende kohë për diplomaci dhe dialog për t’i adresuar shqetësimet e Rusisë dhe për t’i përfshirë interesat e Rusisë; megjithatë, diskutimi nuk mund të ndodhë “nën kontrollin rus” dhe duhej të organizohej nga partnerë ndërkombëtarë, sipas burimit.

Macron gjithashtu i kërkoi Putinit ta respektojë presidentin ukrainas, familjen e tij, të afërmit, zyrtarët shtetërorë dhe përfaqësuesit e zgjedhur, sipas burimit.

Pas telefonatës së tij me Putinin, Macron foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit