0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Palmer: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi për SHBA’në është çështje urgjente

Rekomandime

Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një intervistë për televizionin serb N1 ka thënë se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritja e një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë është një çështje e karakterit urgjent.

Një gjë të tillë Palmer e ka thënë kur është pyetur nëse ka një afat kohor për arritjen e një marrëveshje mes dy shteteve.

- Advertisement -

Ai tutje ka thënë se sa më gjatë që pritet aq më e vështirë dhe më e komplikuar do të bëhet.

“Koha nuk është në anën tonë. Sa më gjatë që presim, do të bëhet edhe më e vështirë dhe gjithë sfidat përpara do të bëhen edhe më të komplikuara”, ka thënë Matthew Palmer.

Diplomati amerikan ka thënë se SHBA’të përkrahin procesin e dialogut të drejtuar nga Bashkimi Evropian dhe emisari sllovak Mirsolav Lajcak, duke shpresuar që të dy palët do të vazhdojnë negociatat së shpejti, raporton Express.

- Advertisement -

Në këtë intervistë Palmer ka folur edhe për rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Ne qartë ua kemi thënë partnerëve tonë në Beograd dhe Prishtinë. Është obligim i të dy palëve që të implementojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe një gjë e tillë duhet të ndodhë”, ka vazhduar Palmer.

- Advertisement -

Emisari i DASH-it për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjithashtu ka folur për deklaratat e Albin Kurtit se dialogu nuk është një prej prioriteteve kryesore.

“I kam dëgjuar prioritetet e z.Kurti që theksojnë transparencë dhe qeverisje të mirë dhe luftë kundër korrupsionit dhe rregullimi i situatës në Kosovë. Këto janë edhe prioritete tona, ne duam që e gjithë kjo të ndodh në Kosovë”, ka thënë Palmer.

Megjithatë Palmer thotë se Kosova duhet të merret me politikën e jashtme dhe të bashkëpunojë me partnerët.

“Kosova mund të marrë pjesë në dialog në një mënyrë konstruktive duke punuar edhe në reformat e brendshme. Nuk shohë ndonjë kontradiktë në mes të këtyre prioriteteve”, ka thënë ndër të tjera Palmer.

Përveç tjerash emisari amerikan ka theksuar se disa gjëra janë arritur si rezultat i marrëveshjes së Brukselit dhe se dialogut “nuk fillon nga e para”.

Palmer në këtë intervistë për N1 ka folur edhe rreth asaj nëse Serbia duhet vendosë Ambasadën në Jerusalem. Ai ka thënë se i takon Serbisë se ku do ta vendosë Ambasadën, derisa ka theksuar se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dhe do të mbetet në Jerusalem.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit