-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Palmer më thirri në telefon” – Ahmeti: E refuzova postin e kryeministrit

Rekomandime

Ish-kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka treguar për herë të parë se Partia Socialdemokrate, kishte marrë ofertë për të hyrë në qeveri me LDK-në, si zëvendësim i AAK-së, nga ana e qeverisë amerikane, por të cilën e kishte refuzuar.

- Advertisement -

Ahmeti, në një rrëfim për Pressing, ka thënë se propozimin e kishte kundërshtuar edhe me mundësinë që ai të bëhej kryeministër.

Ai ka thënë se Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, e kishte kontakuar përmes një telefonit në një të premte, ku i kishte kërkuar që ta fusë PSD-në në koalicion me LDK-në dhe të bëhet pjesë e Qeverisë.

“Na u bë një ofertë gatise prej qeverise amerikane që me zëvendësu AAK-në në qeverisje. Edhe me kushtin që të bëhem kryeministër, pata thënë jo. Më ka thirrë Matthew Palmer në një të premte dhe i thashë që nuk mundem me bartë përgjegjësinë e qeverisjes më këtë përkrahje”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Kryetari Ahmeti ka thënë se Dardan Molliqaj ishte i mendimit që PSD duhej të futej në qeverisje.

“Molliqaj ka mendu që duhet me hy. Kështu lindën mospajtimet”

- Advertisement -

Si rezultat i këtyre mospajtimeve, humbjes në zgjedhje dhe idesë së shumicës në PSD që partia të marr drejtim të ri, Ahmeti tha se erdhi deri te dorëheqja e tij.

“Dy arsye, ma së pari që duhet me marrë përgjegjësi për rezultatin. Dy, kishte mospajtime brena PSD-së për drejtimin që duhet me marrë. Unë mendova që nuk duhet të bëhem pengesë”, ka theksuar Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit